Kalo te përmbajtja
Reklamo Veturen

Rreth nesh

Shpallje të qarta,
kontakt pa ndërmjetës.

Reklamo Veturen lindi nga një ide e thjeshtë: blerja dhe shitja e një veture duhet të jetë e qartë dhe e ndershme. Ne i përgatisim shpalljet me kujdes, me të gjitha të dhënat që i duhen blerësit, dhe pastaj e lëmë bisedën direkt mes blerësit dhe shitësit.

12

vetura në shitje

9

marka

10

qytete

Pse Reklamo Veturen

Shpallje nga ekipi ynë

Shpalljet nuk i poston kushdo. Çdo veturë e publikon ekipi ynë, me të dhënat dhe fotot që na dërgon shitësi.

Historik i plotë

Aksidentet, pronarët, servisi, doganimi dhe pjesët e ngjyrosura shfaqen qartë në çdo shpallje.

Kontakt direkt

Blerësi i shkruan shitësit në WhatsApp, Viber ose e thërret me një klik. Pa formularë dhe pa pritje.

Blerje më e sigurt

Këshillat tona për blerje të sigurt ju ndihmojnë të shmangni mashtrimet dhe surprizat.

Si punojmë

Shitësit na dërgojnë detajet dhe fotot e veturës. Ne e përgatisim shpalljen dhe e publikojmë. Blerësit e gjejnë, e krahasojnë dhe kontaktojnë shitësin direkt.

  1. 01

    Shitësi na shkruan

    Në WhatsApp, me fotot dhe të dhënat e veturës.

  2. 02

    Ne e përgatisim shpalljen

    Kontrollojmë të dhënat dhe e publikojmë me historikun e plotë.

  3. 03

    Blerësi kontakton shitësin

    Direkt, në WhatsApp, Viber ose me telefon.

Keni një veturë për ta shitur?

Na shkruani dhe ne kujdesemi për shpalljen. Numrat tanë janë vetëm për postimin e veturave. Për një veturë në shitje, kontaktoni pronarin direkt te shpallja.